Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë takohet me zëvendësministrin Dobruna

Sot në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nga nënkryetari i Kuvendit Hysni Ismaili, u prit zv. Ministri i Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Kosovës, Agon Dobruna, pērfaqësues i Alternativës.
Në takim u bisedua për projektet e përbashkëta rajonale, duke u ndalur veçmas në mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve.
Me interes në këtë bashkëbisedim ishte veçanërisht bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve tona, ndërsa nuk mundëm pa e shqyrtuar edhe projektin gjigant të rrugës Prizren-Tetovë.
Përmes këtij diskutimi u arrit në konkludimin se të dyja palët duhet të angazhohemi, me kompetencat e tyre në avancimin e këtyre projekteve.
Nënkryetari i Kuvendit tha se Kosova nuk është vetëm fqinj i yni, por edhe një shtet mik me të cilin kemi synime të përbashkëta eurointegruese.
Zv.Ministri Dobruna falenderoi nënkryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për pritjen dhe njëkohësisht atë e njoftoi për punët në Ministrisë për Zhvillim Rajonal me theks të veçantë për ligjin për zhvillim rajonal, i cili tashmë gjindet në Kuvendin e Kosovës për trajtim e miratim.
Zv.Ministri Dobruna në këto takime shoqërohej nga Ylber Çitaku, zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal, dhe Vjendita Avdiu, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar.