Nënkryetari i LDK-së: Duhet të reflektojmë urgjentisht, s’ka qeveri stabile pa ShBA-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se pa miq, pa përkrahjen e partnerit kryesor të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të ketë as qeveri dhe as Kosovë stabile.
Beqiri tha se LDK- në mes koalicionit qeverisës e me tendenc3ë të humbjes së përkrahjes së miqve dhe partneriteti me ShBA-të duhet të jetë për këtë të dytën, pa asnjë dilemë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Pa miq, pa përkrahjen e partnerit tonë kryesor SHBA-ve nuk mund te ketë as qeveri dhe as Kosovë stabile.
LDK në mes partneritetit-koalicionit qeverisës e me tendencë të humbjes së përkrahjes së miqëve dhe partneritetit me SHBA-të duhet të jetë dhe është për këtë të dytën, pa asnjë dilemë.
Duhet të reflektojmë urgjentisht.
Me miq dhe shtet nuk mund të luhet.