21:02 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Nënkryetari i LDK-së: Vendi ka nevojë për një Qeveri më të gjerë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se vendi ka nevojë për një qeveri më të gjerë, shkruan IndeksOnline.

Muhaxheri tha se duhet të bisedohet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me Vetëvendosjen që të dakordohen për çështjen e presidentit, që vendi të mos shkoj në zgjedhje, pasi do ishte një dëm i madh për vendim.

“Duhet të fillojnë bisedat, nëse ka vullnet që të hyjnë në koalicon që me zgjedh presidentin e për të mos shkuar në zgjedhje.

Besoj që vendit duhet t’i sigurohet një qeveri stabile që të qëndroj në krye deri në zgjedhjet e ardhshme.

Unë mendoj që vendi ka nevojë për një qeveri më të gjërë, qoftë me PDK-në qoftë me VV-në nëse është dakord”, tha ai.

Tutje, kryetari i Pejës tha se beson fuqishëm se LDK-ja nuk do të humb Pejën, në zgjedhjet e ardhshme./IndeksOnline/