75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nënkryetari i Listës Srpska me pasuri marramendëse, po i “gogson” kartela e bankës!

Gjatë kësaj jave, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar pasurinë e zyrtarëve publik.

Ndër zyrtarët qe e ka publikuar, është edhe Ministri për Komunitet dhe Kthim, Dalibor Jevtic, shkruan Indeksonline.

Ai në deklarimin e tij ka shkruar se ka dy shtëpi, njëra në vlerë 120 mijë euro dhe tjetra 200 mijë euro.

Njërën nga shtëpitë e ka regjistruar në emër të bashkëshortes.

Jevtic e ka deklaruar një veturë të tipit “Fiat 500” që e ka vlerësuar 8 mijë euro dhe e ka regjistruar në emër të bashkëshortes.

Ai në deklarimin e tij ka treguar se në bankë i ka 100 mijë euro para të gatshme. /Indeksonline/