Nënkryetari i Parlamentit Evropian viziton Suharekën, Muharremaj thotë se ndjehen të nderuar me këtë vizitë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/02/274774872_500453564771066_7035587633067236438_n.jpg)
Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka vizituar komunën e Suharekës.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Ai ka thënë se ndjehen të nderuar me këtë vizitë, duke shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe më tutje.
Postimi i plotë i Muharremajt:
Sot u nderuam me vizitën e nënkryetarit të Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland.
Poashtu i pranishëm ishte edhe z.Ramiz LLadrovci, znj. Julia PreiB, znj. Linda Schneler dhe z.Imer Lladrovci.
Bashkëpunimi mes nesh do të vazhdoj edhe më tutje.
Kjo e thekson angazhimin tonë dhe përpjekjen për integrim. 🇽🇰🇦🇱🇪🇺
Bali Muharremaj