75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Nënkryetari i PDK-së: Dr Rrustem Musa do t’i bëjë nder Kuvendit të Kosovës

Arian Tahiri, nënkryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka lavdëruar personalitetin e kandidatit për deputet Dr. Rrustem Musa.

Nënkryetari Tahiri, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Musa me dorën e tij të artë ka shëruar edhe shumë plagë të ushtarëve të UÇK-së, ndërsa prezenca e doktorit në Kuvend do t’i bënte nder Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë nga Tahiri: 

Dr Rrustem Musa, emblema e shquar e humanistit dhe atdhetarit të përsosur.

Me pjesmarrjen dhe ndikimin e Tij të fuqishëm në luftën për lirinë dhe pavarsinë e popullit të Kosovës, ka shtrirë kudo dorën e Tij të artë për sherimin e plagëve të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Me mendjen e Tij të shëndoshë dhe largpamese atdhetare edhe sot vazhdon të kontribojë me modesti të madhe si profesionist i përsosur dhe humanist i madh.