20:28 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Nënkryetari i SHBA-ve dhe gruaja e tij, me test negativ për koronavirusin

Nga Beqir SINA – New York City

New Yorku shpallet shteti i “katastrofës së madhe”, ….rastet e të infektuarve në të gjithë botën kalojnë 300,000 raste globalisht, numri i rasteve me negativë në SHBA, u rrit në më shumë se 24,000.

Ndërsa, vetëm qyteti i New Yorkut, thuhet se tani ka më shumë se 11,000 raste, që i bie gati gjysma e të infektuarve në të gjithë Amerikën NEW YORK CITY.

Ndërkohë, që rastet e të infektuarve duket se janë në rritje kundrejt pandemisë koronavirus në SHBA, përditësimi i lajmeve nga Coronavirusi COVID-19, duket se ka prekur edhe Nënkryetarin e SHBA, Mike Pence, si dhe gruan e tij, të cilë thuhet se dolën me test negativ për koronavirusin. Megjithatë, numri i rasteve me negativë në SHBA, u rrit në më shumë se 24,000 ndërsa vetëm qyteti i New Yorkut, thuhet se tani ka më shumë se 11,000 raste, që i bie gati gjysma e të infektuarve në të gjithë Amerikën.

Lajmet e përditësuara thanë sot heret në mëngjes e diel 21 Mars 2020, se ndërsa numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit rritet, disa shtete po veprojnë shpejt duke porositur ndryshime të porosive të qëndrimit në shtëpi për banorët, ishte Oregon ai që lëshoi një urdhër të tillë të Premten në mbrëmje, duke iu bashkuar shteteve që përfshijnë Californian, Illinoisin dhe New Yorkun.

Virusi i frymëmarrjes, i njohur zyrtarisht si COVID-19, ka arritur në çdo kontinent përveç Antarktidës, dhe çdo shtet në Amerikë, pra 50 shtete kanë sado pak që prej shfaqjes në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, rezultate të prekjes së këtij virusi që kondisderohet si shumë i rrezikshëm, të paktën deri tani sa nuk është gjetur dhe ilaçi. Në informacionet më të fundit thuhet se në nivel global, ka të paktën 306,000 raste të diagnostikuara dhe të paktën 13.301 vdekje të lidhura me koronavirusin, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra për Shkencë dhe Inxhinieri e Sistemeve në Universitetin Johns Hopkins, në SHBA, duke shtuar se, më shumë se 92,000 njerëz janë rikuperuar në të gjithë botën. Një pamje e rrugve pothujase të boshatisura fare, shihet sot e diel në të pesë qytet-lagjet e New Yorkut, edhe në ish orën më të vrullshme, (rush time), mëngjesin e sotme, kur prej neser e Hënë në orën 8 të mëngjesit do të nisi dhe ora e masave të forta të marra nga qeveria e New Yorkut, në kordinim me Shtëpinë e Bardhë ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë territorin e Shtetet e Bashkuara në 21 Mars 2020.

Prej se kur Organizata Botërore e Shëndetit shpalli coronavirus (COVID-19) një pandemi globale në 11 Mars, në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar mbi 26,000 raste të diagnostikuara dhe 340 njerëz kanë vdekur.

Deri më tani, të paktën 176 janë rikuperuar. Zhvillimet më të mëdha të sotme: Italia raporton 793 vdekje të tjera nga mbi 6.500 raste të reja.Italia raportoi 793 vdekje, në një ditë të vetme dhe gati 20% rritje nga e Premtja.Ndërsa, pati edhe një lajm të mirë nga Italia, dje, i cili është se numri i përgjithshëm i infeksioneve të reja ishte më pak se në ditët e kaluara, me rreth 13.3%. Stimuli ekonomik mund të kalojë 2 trilion dollarë, nga 1 trilion dollar, që tha Shtëpia e Bardhë Testi i N/Kryetarit të SHBA, Mike Pence dhe i zonjës së dytë Karen Sue Pence thuhet se doli negative. 600 milion maska të frymëmarrjes janë të porositura, me shpenzimet e administrates amerikane.

New Yorku shpallet shteti i “katastrofës së madhe”, dhe prej nesër masat e mbrojtjes janë në maksimum, pjesa më e madhe e qytetit do të jetë me më shumë vende në bllokim- Hyrja në qytet kërkon nga kompanitë dhe, bizneset, dhe zyrat e punës shtetrore, federale apo dhe private një letër që të rekomandon praninë në punë edhe në këto kushte të masave të forta që nisin prej nesër në orën 8 të mëngjesit 22 Mars 2020.