75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / MSH

Nënkryetari Zogaj prezanton modelet që do i përkrahë Komuna e Prishtinës për qendrat e kujdesit për fëmijë

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka qenë pjesë e tryezës së diskutimeve të organizuar nga Instituti Riinvest, lidhur me qendrat e kujdesit për fëmijë.

Në këtë tryezë diskutimi, Zogaj pohoi se Komuna e Prishtinës ka ofruar mbështetje për modelet që u prezantuan në këtë takim.

“Komuna e Prishtinës mbështetë disa nga modelet që u prezantuan sot nga Instituti Riinvest, siç janë: ndërtimi i kopshteve me PPP,  subvencionimi me kupon për prindërit, dhe inkurajimin e bashkë-financimit privat” ka thënë Zogaj në një status në Facebook.

Sipas tij, pjesëmarrja aktuale e fëmijëve në edukimin para-shkollor është në nivele shqetësuese!