Nënkryetari Zogaj pyet si po funksionon unaza njëkrahore në Prishtinë, qytetarët të kënaqur

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka pyetur qytetarët e Prishtinës se si po iu duket testimi i unazës qendrore, ku veturat gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të qarkullojnë në vetëm një drejtim.
“Kemi nevojë për feedback! Si po ju duket qarkullimi një-kahor? Na dergoni foto” ka shkruar Zogaj në Facebook.
Menjëherë kanë pasuar komentet e banorëve të cilët janë shprehur të kënaqur me këtë testim.
“Pjesa te Katedralja, fantastike për këmbësorë” ka shkruar një komentues.
“Ndalimi i semaforave, dhe sinjalistika më të mëdha, përndryshe projekt madhor po duket” ka komentuar një tjetër banor i kryeqytetit.
Sipas shumicës, projekti do të jetë shumë i mirë, kur të funksionalizohet i tëri.
