11:08 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / LB

Nënkryetarit të Prishtinës nuk i del paga: Totalisht e papranueshme dhe e jashtëligjshme

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se sot nuk e ka marrë pagën si zakonisht, për shkak se Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat për komunën e Prishtinës.

Në twitter ai ka shkruar se kjo është totalisht e papranueshme dhe e jashtëliigjshme.

“Sot nuk jam pguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat per komunën e Prishtines!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashteligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe jane punedhenes i pavarur”, ka shkruar ai në Twitter.