Nënkryetarja e Komisionit jep detaje se çfarë u diskutua në raportimin e sotëm të Autoritetit Rregullator

Nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërrmarrësi dhe Tregti, Jeta Statovci ka dhënë detaje se çfarë u diskutua në raportimin e sotëm të Autoritetit Rregullator.
Ajo tha se në atë mbledhje u bisedua për humbjet e mëdha të ujit, për kyqjet ilegale, planet urgjente të veprimit si dhe strategjitë për t’u qasur ndaj problematikës mbi ujin e pafaturuar, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Për të trajtuar temën mbi cilësinë e ujit si dhe reduktimet e shumta, sot kishim ne takim Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit si dhe Kompanitë Rajonale të Ujit.
Në mbledhje u biseduan tema filluar nga humbjet e mëdha të ujit – KRU Prishtina flet për 58% humbje të ujit në Prishtinë – pastaj për kyqjet ilegale, planet urgjente të veprimit si dhe strategjitë për t’u qasur ndaj problematikës mbi ujin e pafaturuar.
Gjithashtu, kemi situate ku rreth 400,000 banorë të Republikes së Kosoves, nuk kane qasje në shërbime të ujësjellsit. Dedikimi nga niveli qëndror, si dhe i yni si Komision për Ekonomi, është i nivelit prioritar ndaj kësaj problematike jetike, andaj si Komision do përcjellim dhe rekomandimet tona ndaj kompanive rajonale.