Nënkryetarja e komunës: Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se Festivali Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë.
Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. Kësisoj, Festivali do të mbahet në Tiranë. Këtë e kanë konfirmuar për IndeksOnline organizatorët e Sunny Hill.
Ndërkohë nënkryetarja e komunës së Prishtinë, komunë e cilai ka ndarë tokën prej 17 hektarëve për 99 vite, insiston se lokacioni i festivalit nuk duhet të lëvizet.
“Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë”, shkroi ajo në Facebook.