75 Mall Live Search
16:25 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Nënkryetarja e LDK-së e uron ministrin e Kurtit: Të shkoftë puna mbarë!

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, e ka uruar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, nga Lëvizja Vetëvendosje, për postin e ri, shkruan IndeksOnline.

Mjekiqi e ka uruar atë duke komentuar në njoftimin e Çekut në Facebook.

“Do ta kryej punën me ndershmëri deri në momentin kur edhe unë do t’ia përcjell detyrën ministrit apo ministres së ardhshme”, shkroi ai.

Kurse nënkryetarja i komentoi “Suksese, të shkoftë puna mbarë!”./IndeksOnline/