Nënkryetarja e LDK-së: Qëllimi s’është pushteti, por rikthimi i dikurshëm

Nënkryetarja e angazhuar së fundi në LDK, Shqipe Mjekiqi ka qenë e ftuar në “Intervistën e Javës” në GazetaBlic. Mes shumë çështjeve të diskutuara, ajo foli edhe për zgjedhjet e lokale dhe reformat e partisë më të vjetër në vend.
Sipas Mjekiqit, pushteti nuk është qëllim i LDK-së, por t’ia kthejë partisë atë “namin” e dikurshëm.
“Do të angazhohemi maksimalisht për zgjedhjet lokale, pra do të mundohemi t’i gjejmë kandidatët më të mirë, porse duhet thënë diçka, synimi i LDK-së nuk është pushteti, por rikthimi i namit të dikurshëm, pra ai qëndrimi karshi popullit”, tha ndër të tjera Mjekiqi.