75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / S Z

Nënkryetarja e PDK-së: E vetmja seancë e re që mund të thirret, është ajo për të votuar ose jo Qeverinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Vlora Çitaku pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se e vetmja thirrje për seancë të re, mund të jetë ajo për të votuar ose jo Qeverinë e re .

“Në emër të PDK qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenarë për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, shkelje e Kushtetutës. Liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare”, tha ajo. Çitaku edhe njëherë ka konfirmuar se” Kryetari Krasniqi do të merr pjesë, Kosova nuk ka kohë për të humbur. Është e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare. Duhet të shkojmë në zgjedhje”.