75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / L K

Nënkryetarja e Prishtinës përkohësisht do të jetë edhe drejtoreshë e Arsimit në kryeqytet

Nënkryetarja e Prishtinës Donjeta Sahatçiu është emëruar ushtruese detyre në Drejtorinë e Arsimit.

Kjo pasi që drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati do të jetë në pushim të lehonisë.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga dita e martë, ndërsa Sahatçiu do të udhëheqë dhe menaxhojë drejtorinë në përputhje me udhëzimet e kryetarit dhe rregullores në fuqi./Indeksonline/