Nënkryetarja e re e Prishtinës e nis me vrullë, e ndërpretë grevën dhe rrit pagat për punëtorët teknikë

Vetëm dy ditë pas marrjes se mandatit, tashmë nënkryetar e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka marrë vendim ta ndërpresë grevën e punëtoreve teknik kështu duke ia rritur pagat.
Ajo përmës një postimi ka njoftuar se me urgjencë ka trajtur kërkesat e sektorit privat.
Lushaku-Sadriu e cila është edhe në postin e ushtrueses së detyrës si Drejtoreshë e Arsimit, ka thënë se kjo rritje e pagave është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të punëtorëve teknikë të institucioneve shkollore në kryeqytet dhe një shprehje e vlerësimit të punës së tyre të palodhur dhe të rëndësishme për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore, përcjell IndeksOnline.