75 Mall Live Search
12:20 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / OSH

Nënkryetarja Sahatçiu: Java e vajzave në TIK, për t’i inspiru dhe motive vajzat në fillimin e karrierës në TIK

25 aktivitete, 16 organizata, 3 ditë – nën një shtëpi, bashkë për herë të parë për çikat tona në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Ky është aktiviteti dhe iniciativa më e re që e ka nisur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e mbështetur edhe nga Kryetari Përparim Rama.

Sahatçiu ka treguar se kanë arritur të bëjnë bashkë organizatat më të mëdha që punojnë në fuqizimin dhe promovimin e vajzave dhe grave në TIK çdo ditë, nën organizimin Girls in ICT Kosovo.

“Në qytet e fshat, për t’i inspiru dhe motivu në fillimin e karrierës në TIK. Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK këtë herë shënohet me dashni për shpërndarje të dijes, pasionit dhe vullnetit për punë. Gjatë kësaj fushate tri ditore do të ketë rrëfime personale, punëtori dhe vizita në 13 shkolla fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës për të promovuar TIK-un si zgjedhje në karrierë me profesionistë të fushës.”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo iniciativë do të vazhdojë të organizohet në edicione çdo vit, me më shumë aktivitete dhe organizata partnere. Qëllimi dhe synimi i saj parësor mbetet mbështetja e profesionistëve dhe frymëzimi i vajzave të reja që të konsiderojnë dhe zhvillojnë një karrierë në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.