75 Mall Live Search
12:57 / E Diele, 29 Maj 2022 / LB

Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FSK-së trajnohen nga ushtria e Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kursi i përbashkët i nënoficerëve të Policisë Ushtarake të FSK-së me kolegët e tyre të Policisë ushtarake të FAR të Shqipërisë.

Ai ka shkruar në Facebook se për tetë javë, nga ana e instruktorëve të PU Shqiptare, nënoficerët tanë u specializuan në kursin e avancuar të policimit ushtarak, mbajtur në Rinas.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës. Së bashku gjithmonë më të fortë”, ka shkruar ai.