Nënshkrimi me Grealish, City duhet të largoj këtë futbollist

Me afrimin e Jack Grealish për 117 milionë euro, te Manchester City nuk ka më vend për portugezin Bernardo Silva i cili mund të largohet nga Citiziens në këtë merkato verore.
Për Bernardo Silvan interesohen Atletico Madrid dhe Arsenali me këta të fundit që nëse nuk arrin dot tek ylli portugez i Cityt do të hidhen në sulm për mesfushorin e Leicester City, James Maddison për të cilin dhelprat synojnë 80 milionë euro.
Silva u bashkua me skuadrën e Premierligës në vitin 2017 nga Monaco për 50 milionë euro. /IndeksOnline/