75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Nënshkroi për më mirë, me këtë ecuri Rrahmani mund të përfundoj në Serie B

Amir Rrahmani gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar me Napolin për pesë vitet e ardhshme.

Ylli i Kosovës do të bashkohet me skuadrën gjatë verës dhe deri atëherë do të qëndroj i huazuar te Verona, shkruan Indeksonline.

Edhe pse Napoli është skuadër më e madhe se Verona, ky sezon është shumë i vështirë.

Lojtarët kanë dalë kundër presidentit dhe janë duke bërë një ecuri shumë negative.

Në 12 ndeshjet e fundit, Napoli ka shënuar vetëm një fitore dhe gjendet në vendin e 11-të me 24 pikë, dy më pak se Verona.

Skuadra e Gattusos është vetëm 9 pikë larg zonës së rrezikut dhe me këtë ecuri shumë lehtë mund të rrezikohet. /IndeksOnline/