12:18 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nënshkruajnë marrëveshjen historike, Zaev e Hahn ia dhurojnë krevatat Ciprasit (Foto)

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në anën greke të Liqenit të Prespës, delegacionet e larta shtetërore të Maqedonisë dhe Greqisë kanë kaluar në anën e Maqedonisë, ku në Oteshevë do të kenë një drekë të përbashkët, përcjellë Indeksonline.

Aty janë edhe eurodiplomatët Frederika Mogerini dhe Johanes Hahn, ndërmjetësi Metju Nimic dhe përfaqësuesja e OKB Rozmari Di Karlo, e cila më parë ka qenë diplomate e lartë amerikane e angazhuar për rajonin e Euroazisë.

Në shenjë miqësie, Zoran Zaev i dhuroi kravatën Aleksis Ciprasit, gjë që më pas e bëri edhe Hahn, edhe pse kryeministri grek asnjëherë nuk mban kravatë./Indeksonline/