75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 23 Janar 2026 / G T

“Nënshkruani me të sa s’është vonë…”, talenti i RB Salzburgut realizoi dy eurogola mbrëmë ndaj Baselit

Skuadra e RB Salzburgut mbrëmë befasoi Baselin në UEFA Europa League, duke fituar me rezultatin 3:1.

Kjo fitore e klubit austriak erdhi falë paraqitjes fantastike të lojtarit boshnjak, Kerim Alajbegoviq, shkruan Indeksonline

18-vjeçari realizoi dy eurogola mbrëmë, duke rënë në sytë e shumë skautëve të klubeve të mëdha.

Alajbegoviq u bë lojtari i parë që shënoi dy gola nga jashtë zonës së 16- metërshit brenda këtij sezoni në Europa League.

Boshnjaku ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2029. Vlera e tij është 8 milionë euro në sajtin “Transfermakt”. Pikërisht info nga kjo faqe tregojnë se Bayer Leverkusen ka shprehur interesim për lojtarin./Indeksonline/