75 Mall Live Search
11:31 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Nënshkruhen kontratat e para për specializantët e ri, Zemaj bën thirrje që të respektohet betimi i Hipokratit

Sot ka filluar nënshkrimi i kontratave të para të specializantëve të ri në Republikën e Kosovës.

Për këtë ceremoni, ministri Zemaj ka pritur në një takim grupin e parë të specializantëve të rinj, të cilët nënshkruan kontratat për fillimin e shkollimit specialistik.

Ministri u ka bërë thirrje specializantëve që të mos harrojnë betimin e Hipokratit dhe të punojnë me ndërshmëri për Republikën e Kosovës.

“Konkursi për specializantë është hapur, më 30 korrik dhe kemi shtuar numrin për specializantë prej 1 mijë e 34 në 1 mijë e 500. Mos e harroni betimin e Hipokratit dhe me ndershmëri t’i shërbeni qytetarit të Republikës të Kosovës dhe çdo pacienti që ka nevojë për ju!” ka thënë Zemaj./Indeksonline/