75 Mall Live Search
14:51 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nënshkruhen licensat për 29 laboratore private, Zemaj premton që ky proces të vazhdon me licensime të reja

Mundësi e re që qytetarët të bëjnë testin e Covid19. Zyra e Licencimit në Ministrinë e Shëndetësisë ka nënshkruar licencat e para për rreth 29 institucionet private shëndetësore Laborator Mikrobiologjik Klinik që do të bëjnë teste për Sars Cov2.

Ditëve në vijim do të licencohen edhe dhjetëra laborator të tjerë.

Ministri Shëndetësisë Armend Zemaj ditëve të fundit është angazhuar maksimalisht në këtë çështje dhe ka bërë të pamundurën që sa më shpejt të kryhen procedurat ligjore, që kjo çështje të mos stërgjatët. Dhe pa vonesa t’u krijohen lehtësira qytetarëve dhe të krijohet mundësia e re e testimit në laboratorët private.

Deri të ky licensim i laboratorëve privatë është dashur vendimi në qeveri, pastaj në ministrinë e shëndetësisë, pastaj në zyrën e licensimit.

Kjo me qëllim për të mbështetur jo vetëm qytetarët por edhe bizneset që kanë nevojë për dokumentin e testit për të lëvizur në kufijtë jashtë Kosovës.

Procesi i testimeve për covid19 të laboratorët private, do të mbikëqyrët nga: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike IKSHP, Inspektotatit Shëndetësor. Për të parandaluar abuzimin me çmime do të angazhohet edhe Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës.