17:17 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Nis negocimi për marrëveshjen e sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Holandës

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës në Hagë u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të Deklaratës së Qëllimit për anulimin e Traktaktit për Sigurime Sociale midis Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e vitit 1977, si dhe për negociimin e marrëveshjes se re midis Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës.

Në emër të Republikës së Kosovës, Deklaratën e Qëllimit e nënshkroi Ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë Lirim Greiçevci, ndërsa në emër të Mbretërisë së Holandës ajo u nënshkrua nga  Roel Gans, Drejtor për Çështje Ndërkombëtare i Ministrisë së Punëve Sociale dhe Punësimit.

Negociatat për lidhjen e marrëveshjes se re për sigurime sociale midis Holandës dhe Kosovës pritet të fillojnë brenda disa muajsh./Indeksonline/