75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / k.v

Nënshkruhet kontrata mbi 800 mijë euroshe për rinovimin e objektit të IML-së

Është nënshkruar kontrata për rinovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një vlerë prej 814,229.72 eurosh.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky investim po bëhet për herë të parë dhe do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë rinovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.

“Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët”, ka deklaruar Haxhiu.

Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjekoligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet./IndeksOnline/