Nënshkruhet kontrata më e madhe në historinë e sportit, sportisti do të fitojë 725 milionë euro!

Bejsbollisti domenikan, Juan Soto ka hyrë në histori.
Soto, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga New York Yankees, do t’i bashkohet rivalëve të tyre, New York Mets.
Domenikani, po ashtu ka nënshkruar kontratën më të madhe ndonjëherë në histori të sportit, ku do të fitojë rreth 725 milionë euro.
Soto është një nga lojtarët më të mirë të Yankees-it, dhe Mets-it duan të dominojnë Nju Jorkun me këtë lëvizje./IndeksOnline/