75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / AR

Nënshkruhet kontrata në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e palestrës së sporteve, në Gjilan

Është nënshkruar kontrata në vlerë 2.7 milionë euro, po renovimin e palestrës së sporteve, në Gjilan.

Me këtë sipas kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre.

“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë eurosh, po rinovojmë palestrën e sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Hyseni.