75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nënshkruhet kontrata për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Hani i Elezit

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi dhe drejtori gjeneral i GCF-së, Eduardo Rossi kanë nënshkruar kontratën për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore të segmentit Fushë Kosovë-Hani i Elezit.

Kjo linjë hekurudhore do të jetë e gjatë 65 kilometra, transmeton Indeksonline.

Nënshkrimi i saj është bërë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku ma marrë pjesë kryeministri Ramush Haradinaj,  ministri Valdrin Lluka, Pal Lekaj e figura të tjera politike./Indeksonline/