Nënshkruhet kontrata për renovimin e bodrumit dhe kuzhinës së Pediatrisë në QKUK
Bodrumi dhe kuzhina në Klinikën e Pediatrisë në QKUK do t’i nënshtrohen renovimit.
Në shpalljen e tenderit në korrik, QKUK-ja njoftoi që vlera e tenderit parashihet të arrijë deri në 550 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Kompania e kontraktuar për kryerjen e punimeve, EGO Elsa, nënshkroi kontratën më 11 nëntor.
Ajo ofroi çmimin më të ulët në tender, në vlerë prej 473 mijë e 651 eurosh.
Procedura e tenderimit ishte e hapur, teksa financimi do të bëhet nëpërmjet buxhetit të konsoliduar të Republikës së Kosovës.
Kohëzgjatja e punimeve parashihet të jetë 12 muaj, teksa nuk ka gjasa që kontrata të nënkontraktohet./IndeksOnline/


