75 Mall Live Search
18:24 / E Martë, 20 Maj 2025 / L A

Nënshkruhet kontrata për të rifilluar punimet për stadiumin e Gjilanit

Pritjes së futbolldashësve gjilanas për një stadium po i vjen fundi.

Pas shumë shtyerjesh dhe anulime të tenderëve, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni ka njoftuar në “Facebook” se është nënshkruar kontrata për rindërtimin e stadiumit të ri të Gjilanit.

Ky stadium do të përdorët nga dy skuadrat e këtij qyteti, SC Gjilani dhe FC Drita.

“U nënshkrua kontrata për Stadiumin e Gjilanit. Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan. Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh. Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri”, deklaroi Hyseni në “Facebook”.

Skuadrat gjilanase deri më tani kujtojmë se kanë luajtur ndeshjet e tyre në stadiumin me bari sintetik, që nga viti 2021./IndeksOnline/