19:13 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të OKB-së në Kosovë, znj. Ulrika Richardson, nënshkruan sot Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë.

“Këtë bashkëpunim të mirë po e thellojmë duke u përqendruar në fushat prioritare, si: qeverisje të përgjegjshme; shërbime dhe politika shoqërore gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; kohezioni social dhe barazia gjinore, fuqizimi dhe angazhimi i shoqërisë civile”, theksoi Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, po ashtu vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Qeverisë dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, në luftën kundër Covid-19.