75 Mall Live Search
14:29 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Nënshkruhet marrëveshja e mbështetjes së BE për të luftuar koronavirusin në Shqipëri

Është nënshkruar marrëveshja e mbështetjes së BE për të luftuar koronavirusin në Shqipëri.Ceremonia u zhvillua online, ku të pranishëm ishin ministrja Manastirliu, ambasadori i BE, Soreca si dhe Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së.

“BE tregoi solidaritet me Shqipërinë dhe Ballkanin. Qeveria e Shqipërisë duhet të përgëzohet për masat e shpejta të marra. Ju përshëndesim për lidershipin e treguar në këtë kohë kritike. Zbutja e kurbës i jep Shqipërisë kohë që të jetë e përgatitur”, tha Williams, raporton Tch.