75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 13 Janar 2022 / AR

Nënshkruhet marrëveshja, LDK bashkë me PDK-në në Pejë!

Është nënshkruar koalicioni për qeverisje mes LDK-së dhe PDK-së në Komunën e Pejës.

Kështu u bë e ditur gjatë një takimit mes të kreut të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe atij të degës së PDK-së, Xhavit Halitit, shkruan Indeksonline.

LDK do të ketë 10 drejtori komunale e PDK-ja katër në qeverinë e re komunale të Pejës.

“Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori”, thuhet në komunikatën e Komunës së Pejës./Indeksonline/