75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 30 Maj 2024 / A. M.

Nënshkruhet marrëveshja, linja direkte e fluturimeve Kosovë-Arabi Saudite!

Biznesmeni i njohur, Remzi Ejupi, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për fluturime direkte nga Kosova në Arabinë Saudite dhe anasjelltas.

May be an image of 9 people, dais and text

“Në kuadër të panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2024” të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës, dje Prishtina do të lidhet me disa qytete të Arabisë Saudite falë marrëveshjes për fluturime direkte të cilën e nënshkruam bashkë me përfaqësuesin nga Arabia Saudite, Hamad Abdullah Al-Hamad.

Falë kësaj marrëveshjeje, nga shtatori i këtij viti do të nisin fluturimet direkte tri herë në javë midis dy shteteve.

May be an image of 6 people, lighting, speaker and text

Ky është një hap i rëndësishëm i zhvillimit në fushën e turizmit pasi pritet që qytetarët tanë të kenë më të lehtë udhëtimin drejt Arabisë Saudite, por edhe ne presim më shumë turistë në Kosovë”. /Indeksonline/

May be an image of 5 people, dais and text
May be an image of 3 people and text that says 'SIC SIC'