13:02 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nënshkruhet marrëveshja me organizatën “Kujdesi për jetimët e Kosovës”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën “Kujdesi për jetimët e Kosovës”, organizatë e cila do të dhurojë bursa 25 fëmijëve jetimë nën moshën 17-vjeçare me shumë prej 30 eurosh në muaj si edhe materiale shkollore e veshmbathje në fillim të vitit shkollore.

Kryetari Jashari falënderoi organizatën për përkrahjen e dhënë, si edhe bëri të ditur se ndihma për këta fëmijë, do të vazhdojë edhe në fusha të tjera.

“Pafundësisht mirënjohës ndaj kësaj organizate, për këtë ndihmë të madhe për fëmijët jetimë, të cilët edhe janë amanet për ne. Drejtuesi z. Fadil Pushkolli, me njoftoi se bashkëpunimi midis komunës dhe kësaj organizate do të vazhdojë edhe më tej, ku disa studentë të komunës, do të dërgohen për studime me bursa të plota në Turqi, e po ashtu do të këtë edhe projekte ndihmëse për fermerët e komunës sonë”, tha kryetari Jashari.

Kjo marrëveshje u realizua përmes bashkëpunimit të Drejtorisë për Zhvillimin e Komunës së Skenderajt dhe organizatës në fjalë, e cila edhe me parë ka ndihmuar familjet në nevojë me paketa ushqimore.