Nënshkruhet marrëveshja mes Caritasit dhe komunës së Vitisë

Sot u bë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasit Zviceran dhe Komuna e Vitisë për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis- në kuadër projektit YENI”.
Caritas Zvicer dhe Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zvicer në fushat e mbrojtjes së mjedisit.
I pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna.

Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, kuadër të kësaj marrëveshje do të realizohen në shkollat e mesme të Komunës së Vitisë, aktivitete këto priten të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje bashkëpunimit dhe implementimin e tij në komunën e Vitisë.
Projekti YENI bashke financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Caritas Zvicër dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.