10:17 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Kurtishaj nënshkruan marrëveshjen mes MI dhe Shoqatës së transportit rrugor, për mbështetjen pas pandemisë

Është nënshkruar marrëveshja midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, për t’i mbështetur këta të fundit pas humbjeve të pësuara si pasojë e pandemisë.

Ky njoftim është bërë në profilin e kryetarit të kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj.

“Ashtu siç tha dje minsitri Abrashi, që do të ketë një marrëveshje mbi parimet, se si do të mbështetën operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve dhe kjo sot u formalizua nga të dyja palët.

Të nderuar kolegë deri tani përveç vendinit për lirim të pageses për rendet e udhëtimit, kjo marrveshje është hap konkret për realizimin e kërkesave tona.

Presim zbatimin e kësaj marrëveshjeje shumë shpejtë”, ka shkruar ai.