14:12 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e 30 shtëpive, në Suharekë

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, “Cima Construction” si edhe qytetari ynë që jeton në Londër z.Xhavit Krasniqi nga fshati Dubravë, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në ambient të hapur në parkun e qytetit.

Pas nënshkrimeve nga palët në marrëveshje, ka pasur prononcime nga secila pale.

Kryetari Muharremaj në prononcimin e tij për media, ndër të tjera tha: “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ne si Komunë e Suharekës, sepse po u dalim në ndihmë qytetarëve tanë… shumë shpejt do të dalim në terren për t’i vizituar këto familje dhe t’ua japim lajmin e mirë për ndërtimin e shtëpive”.

Po ashtu në prononcimet e tyre Halil Kastrati, Arsim Kabashi dhe Xhavit Krasniqi, janë shprehur se janë të kënaqur që po realizohet kjo marrëveshje për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Vlen të theksohet se marrëveshja është në vlerë prej 600.000 eurove.