75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Z S

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MMPHI-së dhe Komunave të Mitrovicës dhe Veriut

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes MMPHI-së dhe Komunave të Mitrovicës dhe Veriut.

Kështu ka bërë të ditur Ministri në Detyrë i MMPHI-së, Liburn Aliu.

Aliu ka theksuar se Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Postimi i plotë:

Memorandum Bashkëpunimi mes MMPHI-së dhe Komunave të Mitrovicës dhe Veriut.

Bashkë me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe Nënkryetarin e Mitrovicës, Arian Tahiri, në prani edhe të Kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi nënshkruam Memorandum për mbështetje në projekte infrastrukturore mes MMPHI-së dhe të dy komunave; për një qytet më të lidhur, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët.

Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët./Indeksonline/