Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi në sferën e Turizmit për komunën e Junikut

Është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi mes Centro Laici Italiani per le Missioni dhe Komunës së Junikut, në kuadër të nismës së re “NATURKOSOVO”.
Ky memorandum është i dedikuar zhvillimit të sektorit të turizmit në këtë komunë e cila karakterizohet për potencialin e madh natyror që ofron.
Ruzhdi Shehu Kryetar i Komunës së Junikut dhe Valon Mejzini, i cili përfaqëson Centro Laici Italiani per le Missioni (CELIM,) nënshkruan memorandumin e cila parasheh një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet organizatës ndërkombëtare CELIM dhe autoriteteve lokale të Komunës së Junikut, në realizimin e projekteve dhe aktivitete që rrisin potencialin turistik të zonës së Junikut, siç janë: ndërtimi i Qendrës informative të turizmit, trajnimi i stafit të qendrës, krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit mes operatorëve turistikë, organizimi i fushatave dhe ngjarjeve promovuese.