75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 06 Maj 2022 / B O

Nënshkruhet memorandumi 1 milionësh, dy rrugë, parku dhe shtatorja po ndërohen në Suharekë

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Mjedisit ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 1 milion euro.

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari Muharremaj kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e disa projekteve.

“1 milion euro për Suharekën nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Mjedisit.✅
Me Zv. Ministrin Hysen Durmishi sot nënshkruam Memorandumin e Mirkuptimit për bashkëfinacim në këto projekte:

  • Ndërtimi i rrugës Gjinoc- Novakë – Mamushë në vlerë 450 mijë euro;
  • Ndërtimi i rrugës Baçevc- Sallagrazhdë-Greikoc- Korishë në vlerë 400 mijë euro;
  • Ndërtimi i parkut dhe rregullimi i shtatoreve në qendër të Mushtishtit;
    E falenderoj z.Hysen Durmishi për bashkëpunimin i cili kontribon në zhvillimin e Komunës së Suharekës” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/