Nënshkruhet Rregullorja për “përfituesit nga skema e bursave”
Të premtën është nënshkruar Rregullorja për “Përfituesit nga skema e bursave”, ku si qëllim i saj është përcaktimi i rregullave për emërimin e përfituesve të bursave të shërbimit civil të Kosovës.
Nënshkrimin e saj e bëri, ministri në detyrë i Administratës Publike, Mahir Yagcilar duke u mbështetur në nenin 36 të Ligjit për zyrtarët publikë, i cili ka hyrë në fuqi si pjesë e pakos reformuese të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, të gjithë përfituesit e skemave të bursave në bazë të një marrëveshjes ndërkombëtare, të cilët kanë përfunduar studimet master jashtë vendit, do të përjashtohen nga procedurat e pranimit në shërbimin civil dhe këtë mënyrë atyre do t’u mundësohet punësimi varësisht nga profilet që ata kanë zgjedhur në studim./Indeksonline/