11:54 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nëntë femra akuzojnë regjisorin francez për ngacmime seksuale

Vazhdojnë skandalet në botën hollivudiane me sulmet seksuale të kinematografëve.

I fundit që po akuzohet për ngacmime seksuale është regjisori francez i filmave prestigjioz ‘Nikita’, ‘Professional’, ‘The Fifth Element’, Luc Besson.

Regjisori është akuzuar nga nëntë gra, të cilët janë ankuar duke thënë se Besson ka pasur sjellje të pakëndshme kundrejt tyre, që nga ngacmimet e deri tek sulmet seksuale.

Këtë vit, Besson u akuzua edhe nga aktorja Sand Vand Roy, e cila kishte thënë se ishte përdhunuar nga regjisori.

Megjithatë, artisti francez po vazhdon të hesht me rastin e akuzave në fjalë./Indeksonline/