23:07 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Nëntë futbollistë të Chelseat nuk e duan shkarkimin e Contes?

Antonio Conte shumë lehtë mund të shkarkohet nga detyra e trajnerit te Chelsea.

Humbja katastrofale kundër Tottenham Hotspur në “Stamford Birdge” ia ka luhatur karrigen trajnerit italian,transmeton IndeksOnline.

Në Angli po flitet për shkarkimin e Contes, i cili këtë sezon me Blutë e Londrës nuk arriti ta zë një vend në Ligën e Kampionëve.

Por, klubi i Chelseat duhet të ketë kujdes nëse vendos ta shkarkoj nga detyra italianin.

Sipas mediave britanike, nëse Conte shkarkohet do të merr plotë 9 milionë funta shpërblim për shkëputje të hershme të kontratës.

Megjithatë kjo nuk është e gjitha, raportohet se 9 futbollistë të ekipit të parë janë në anën e Contes dhe në rast se largohet italiani atëherë ata do të shkojnë me të!?

Mbetët të shihet se çfarë do të ndodhë me Chelsea, por një gjë është e sigurt se afati veror do të jetë shumë i nxehtë për ta./IndeksOnline/