75 Mall Live Search
12:03 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / MSH

Nëntë Kombëtare në Evropianin në Prishtinë

Nëntë ekipe kombëtare do të paraqiten në Kampionatin Evropian që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në kryeqendrën tonë.

Evropiani i hendbollit është për Kombëtaret U19 në konkurrencën e femrave.

Disa prej Kombëtareve janë të vendeve që kanë sport e hendboll shumë të zhvilluar. Rrjedhimisht Prishtina prej 8 deri më 16 korrik do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit kontinental.

Në Evropianin e Divizionit B pos Kosovës marrin pjesë edhe Austria, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Sllovakia, Finlanda, Izraeli e Polonia.

Spektaktli i hendbollit do të madhështohet me praninë e shikuesve në tribuna.