75 Mall Live Search
08:35 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Nëntë mijë e 418 raste aktive me COVID-19

Janë nëntë mijë e 418 raste aktive me COVID-19 në Kosovë. Numri i përgjithshëm i të të prekurve me virusin korona që nga 13 marsi kur janë shfaqur rastet e para është 26.888 persona.

Ndërsa të shëruar janë 16.685 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 784 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë 24-orëve të kaluara në vend nga 2.178 testime pozitivë me koronavirusin dolën 767 persona. Ndërsa u shëruan 186 pacientë si edhe ndërruan jetë tetë persona.