75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / SH

Nëntë mijë turq u larguan nga Mali i Zi brenda një muaji!

Që nga fundi i tetorit, kur Qeveria malazeze futi përkohësisht vizat për qytetarët turq, pothuajse nëntë mijë prej tyre janë larguar nga Mali i Zi, ndërsa 31 kompani turke që operonin në Mal të Zi u mbyllën gjatë nëntorit.

Arsyeja për vendimin e Qeverisë malazeze për të anuluar regjimin pa viza me Turqinë ishte incidenti që ndodhi më 25 tetor në vendbanimin Zabjelo të Podgoricës, kur MJ (25) nga Podgorica u plagos me thikë.

Edhe pse policia fillimisht pretendoi se në plagosje morën pjesë shtetas të Turqisë dhe Azerbajxhanit, më vonë doli se gruaja nga Podgorica dyshohet se është plagosur nga dy shtetas të Azerbajxhanit.

Ministria e Brendshme e Malit të Zi i tha të përditshmes Vijesti se, që nga 27 tetori, kur Qeveria malazeze futi vizat për qytetarët turq, 8,935 qytetarë turq janë larguar nga Mali i Zi.

Numri i vizitave në Mal të Zi nga Turqia ka rënë ndjeshëm, ndërsa portali malazias Bankar njoftoi se më shumë se 30 kompani turke janë mbyllur muajin e fundit, që do të thotë se mesatarisht një kompani mbyllet çdo ditë./Indeksonline/