75 Mall Live Search
14:37 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Nëntë persona kapen me teste PCR të rrejshme në aeroportin e Shkupit

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë kundër nëntë personave të cilët në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup kanë treguar vërtetime të rreme për teste PCR negativ për COVIDIN-19, të cilat gjoja janë nxjerrë në laboratorët në Shkup.

Prej tyre, gjashtë personat janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, dy shtetas të Zvicrës dhe një shtetase e Bosnjë e Hercegovinës.

Të gjithë janë të akuzuar se në ngjarje të ndara penale juridike kanë kryer vepër penale, falsifikim të dokumentit nga neni 378 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Shtetasve të huaj, në bazë të pranimin të fajit, Gjykata Penale e Shkupit tashmë ua ka shqiptuar dënim me të cilin i ka shpallur fajtorë dhe ua ka shqiptuar gjykimin me kusht, dënim me burgim prej një viti, i cili nuk do të kryhet nëse i akuzuari në afat prej tre vjetësh nga hyrja në fuqi e gjykimit nuk kryen vepër të re penale. Po ashtu, u është shqiptuar dënimi dëbimi i një të huaji nga vendi në kohëzgjatje prej pesë vjetësh.